Sigurimi i Parasë në Kasafortë dhe gjatë transportit

Me anë të sigurimit i parave në kasafortë dhe transit mbulohen kartëmonedhat në formën e valutave të ndryshme në përfshirjen gjeografike e zyrës qendrore, degët, sportelet dhe makinat për tërheqjen e parave.Pasuria e siguruar mund të jetë në pronësi te të siguruarit ose e mbajtur nga i siguruari në çdo formë që e bën të siguruarin përgjegjës për humbjen e saj.Rreziqet e mbuluar nga sigurimi i parave në kasaforta dhe gjatë transporti janë humbjet ose dëmtimet të pasurisë si rrjedhoje e vjedhjes përmes hyrjes dhe/ose daljes me dhunë dhe/ose forcërisht nga njësia e siguruar, pasuria mbulohet në sigurim ndërsa ndodhet në kasafortë dhe/ose sportel/arke.Ndjeshmëria e këtij sigurimi kërkon që gjatë blerjes e sigurimit të parave në kasaforta dhe gjatë transportit të mbështeteni në këshilltar profesionist, Shield Brokers ne bagazhin e tij gëzon një numër të konsiderueshem të policave të sigurimit i parave në kasaforta dhe gjatë transportit të ndërmjetësuar me sukses.Kërkoni ofertën tuaj më të favorshëm!

Sigurimi i Garancioneve

Sigurimi i garancioneve është një marrëveshje midis një pale që mund të jetë Siguruesi/Garantuesi që i përgjigjet palës tjetër që është Përfituesi/Autoriteti kontraktues për borxhet, mosplotësimin e zotimeve ose mospërmbushjen e detyrimeve të një palë të tretë që është i Siguruari/Operatori Ekonomik. Sigurimi i garancioneve mbulon kostot financiare që rrjedhin nga kontrata midis kontraktuesit dhe autoritetit kontraktues. Ekzistojnë shumë lloj të sigurimit i garancioneve si: i tenderit, ofertës, ekzekutimit, për kualitet të punimeve, e avansit, doganore, dhe detyrime tjera kontraktuale. Rëndësia e sigurimit i garancioneve dëshmohet nga rritja eksponenciale të kërkesës për ketë lloj të sigurimit, Shield Brokers ka ndërmjetësuar deri më tani një numër shumë të lartë të sigurimeve të garancioneve në kushtet më preferenciale për klientin. Brenda pak kohë pranoni ofertat më të mira në treg!

Sigurimi i Objekteve gjatë ndërtimit

Ndërtimi dhe montimi i objekteve munden të paraqesin shumë rreziqe, pasoja te cilat do të shkaktonin humbje të mëdha financiare. Sigurimi i objekteve gjatë ndërtimit dhe montimit përkatësisht ofrojnë mbulim për dëmet ndaj objektit ndërtimor dhe pajisjet montuese. Dëmtimet themelore që do të mbulohen janë nga: zjarri, goditje e rrufesë, eksplodimi, stuhia, breshri, manifestimi demonstratave, goditje nga mjete motorike, rrjedhje e ujit prej instalimeve, shembjen dhe uljen e tokës, ngricën, akulli, pesha e borës, shiu, aksidente ndërtimore, paaftësia apo pakujdesi të punëtorëve, qellim keqe të punëtorët, vjedhja me thyerje. Nga mbulimet plotësuese që ofrohen janë: vërshimet, rrëshqitja e tokës, tërmeti, përgjegjësitë ndaj palëve të treta, përgjegjësitë kontraktuale, dhe të tjerë. Shield Brokers do të ju ndihmoj në analizën e rrezikut e juaj duke ua kjartësu të gjitha mundësitë për të qenë i mbuluar gjatë ndërtimit dhe montimit e objektit tuaj. Jeni investitor të një projekti ndërtimor apo punë kryerësi? Na kontaktoni, për një projekt të sigurt! Ndërtimi dhe montimi i objekteve munden të paraqesin shumë rreziqe, pasoja te cilat do të shkaktonin humbje të mëdha financiare. Sigurimi i objekteve gjatë ndërtimit dhe montimit përkatësisht ofrojnë mbulim për dëmet ndaj objektit ndërtimor dhe pajisjet montuese. Dëmtimet themelore që do të mbulohen janë nga: zjarri, goditje e rrufesë, eksplodimi, stuhia, breshri, manifestimi demonstratave, goditje nga mjete motorike, rrjedhje e ujit prej instalimeve, shembjen dhe uljen e tokës, ngricën, akulli, pesha e borës, shiu, aksidente ndërtimore, paaftësia apo pakujdesi të punëtorëve, qellim keqe të punëtorët, vjedhja me thyerje. Nga mbulimet plotësuese që ofrohen janë: vërshimet, rrëshqitja e tokës, tërmeti, përgjegjësitë ndaj palëve të treta, përgjegjësitë kontraktuale, dhe të tjerë. Shield Brokers do të ju ndihmoj në analizën e rrezikut e juaj duke ua kjartësu të gjitha mundësitë për të qenë i mbuluar gjatë ndërtimit dhe montimit e objektit tuaj. Jeni investitor të një projekti ndërtimor apo punë kryerësi? Na kontaktoni, për një projekt të sigurt!

Sigurimi Mallit në Transport

Rreziqet që paraqesin aktivitetet e transportit janë mjaftë sfiduese, dhe për ketë gjithnjë më shumë kompanitë kërkojnë që malli i tyre i cili transportohet të jetë i siguruar, në mënyrë që humbjet dhe dëmtimet financiare të ju kompensohen. Sigurimi i mallit në transport (Cargo), mbulon humbjet apo dëmtimet totale apo të pjesshëm të mallit në transport në rast së dëmi shkaktohet nga: zjarri, eksplozioni, aksidentet e mjeteve të transportit, tërmeti, shpërthimi vullkanik, rrufeja, dhe të tjerë. Nevoja e kompanive për eksportim, importim dhe zhvendosje të mallit duke ekspozuar atë ndaj rreziqeve ka rezultuar me një rritje të kërkesës e tyre për të siguruar mallin në transport, kërkesë ndaj të cilës kompania Shield Brokers ka arrit të mundësoj klientëve kushtet, mbulimet dhe çmimin më të mirë! Mos e rrezikoni mallin tuaj, pranoni brenda pak kohë ofertën më të mirë për te!

Sigurimi i Përgjegjësive

Përgjegjësitë të personave apo bizneseve ndaj palët e treta janë të shumta dhe paraqesin rrezik për financat e personit apo kompanisë. Sigurimi i përgjegjësive është bërë i domosdoshëm për të përballuar çfarëdo fatkeqësie që rrjedh nga përgjegjësitë tona, duke mbuluar shpenzimet që shkaktohen nga përgjegjësitë tuaj. Llojet e sigurimit të përgjegjësive jane: Publike, Profesionale, Motorike, Shtëpiake, Produktit, Drejtorëve dhe zyrtarëve, punëdhënësit, për shpifje apo përgojim, për kostot juridike dhe shpenzimet, dhe të tjerë. Shield Brokers vlerëson rreziqet që mund të ju shkaktojnë kosto nga përgjegjësitë tuaj ndaj palët e treta, dhe ju shpalos ofertat më të përshtatshme për veprimtarinë tuaj me çmimin më të volitshëm në treg.

Sigurimi Aksidenteve Personale

Sigurimi i aksidenteve personale është mjaftë i rëndësishëm për individët apo grup personash siç mund të jenë punonjësit/punëtorët e një kompanie. Ky lloj i sigurimit ofron përfitime në rast vdekjeje aksidentale, paaftësi totale e përhershme, paaftësi totale e pjesshme dhe paaftësi totale e përkohshme. Në rast paaftësie totale apo të pjesshme, siguruesi ofron përfitime në të ardhura javore për të siguruarin si dhe përfitime shtesë për rehabilitimin e tij nëse i siguruari është aksidentuar dhe nuk mund të punojë më për më shumë se një periudhë e caktuar. Shield Brokers është i angazhuar që me anë të njohuritë dhe përvojës shumë vjeçare në tregun e sigurimeve të ofroj zgjedhjen më të mirë për sigurimin i aksidenteve personale tuaj, në mënyrë që në rast të çfarë do fatkeqësie të jeni të mbuluar në mënyrën më të mirë që të mbështetni maksimalisht ndaj pasojat e aksidentit. Fati juaj është në duart tuaja, kërkoni ofertën për sigurimin tuaj për aksidente personale!

Sigurimi i Jetës

Sigurimi i jetës i ofron të siguruarit, që, në këmbim të pagesës së një apo më shumë premive, siguruesi obligohet të paguaj benefite që janë te varura nga jeta e të siguruarit siç janë në rastin e vdekjes apo të mbijetesës. Sigurimi i jetës në forma të ndryshme mundëson benefite për anëtarët e familjes në rast së i siguruari vdes ose operon si produkt kursimi në rast së i siguruari mbijeton gjatë periudhës e sigurimit të përcaktuar nga kontrata e sigurimit. Sigurimi i jetës në format e tij të ndryshme paraqet një kompleksitet të vështirë për të u kuptuar, andaj, Shield Brokers vë në dispozicion njohuritë profesionale të saj për të ju mundësuar arritjen e marrëveshjes optimale për ju. Shqyrtoni mundësitë më të mira për sigurimin tuaj!

Sigurimi Shëndeti në udhëtim

Sigurimi i shëndetit në udhëtim mundëson mbulimin e shpenzimeve mjekësore, shpenzimeve të riatdhesimi dhe kompensimin në rast të aksidenteve personale gjatë udhëtimit tuaj. Udhëtimet janë bërë pjesë e domosdoshme të jetës tonë dhe ndikojnë drejt për drejt në financat personale, andaj, mos lejo që ndonjë sëmundje apo fatkeqësie te të ngarkoj më shumë! Sigurimi i shëndetit në udhëtim në raste të shumta është kusht për të aplikuar për VIZA-n tuaj. Shield Brokers ju mundëson që në afatin sa më të shkurtër të pajiseni me sigurimin e shëndetin në udhëtim me çmimin më të lirë në tregun e sigurimeve Kosovar.

Sigurimi Shëndetësorë

Sëmundjet dhe fatkeqësitë shëndetësore janë të paparashikueshme por sjellin ngarkesa të mëdha financiare. Me anë të sigurimit shëndetësorë ju do të kompensoheni për shpenzimet mjekësore duke përfshirë shpenzimet për trajtimet mjekësorë, ambulatore dhe spitalore. Tregu i sigurimeve në Kosovë ofron mbulim për sigurimin shëndetësorë brenda territorit e Republikës së Kosovës si dhe mund të mbuloj në vende si Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Turqia, dhe të tjerë. Shield Brokers ndërmjetëson për ju policen e sigurimit më të favorshme duke vlerësuar kushtet dhe mbulimit të ofruar si dhe çmimin.

Sigurimi i Shtëpisë

Rëndom bëjmë investime të mëdha për të blerë një banesë apo ndërtuar një shtëpi, ndërsa harrojmë ta sigurojmë atë! Sigurimi i shtëpisë mundëson që për humbjet financiare të shkaktuar nga vjedhjet apo dëmtimet e ndryshme të ju kompensohen mjetet për humbjen. Për çdo ditë është duke u rritur kërkesa për sigurimin e shtëpisë apo banesës duke u theksuar rëndësia e këtij produkti. Shield Brokers kujdeset që të bëjë vlerësimin e rrezikut për pronën tuaj për të ofruar kushtet dhe mbulesat e polices se sigurimit më të favorshme me çmimin më të volitshëm në treg

Sigurimi i Pronës

Për dallim nga sigurimi i obligueshëm të autopërgjegjësisë, sigurimi kasko është sigurim vullnetar i automjetit tuaj që mbulon dëmet që mund t’i shkaktohen automjetit nga rreziqe si: – Përplasja aksidentale në automjet ose objekt tjetër – Përmbysja ose rënia e objekteve të tjera mbi të – Zjarri ose eksplozioni – Vjedhja e pjesshme ose totale – Grabitja – Thyerja e xhamave – Fenomenet e natyrës, si: stuhia, rrëshqitja e tokës, përmbytja, bora ose breshri Dëmtimet ndaj automjeteve janë shumë të shpeshta, dhe mënyra më e mirë për të mos pasur ngarkesë financiare shtesë për riparime të automjetit tuaj është që të pajiseni me sigurimin kasko. Kompania brokere e sigurimeve “Shield Brokers” me anë të njohurive dhe partneritetet të saj arrin që të ju ofron sigurimin kasko më kushtet më të mira për veturën tuaj me çmimin më të ulët në treg, duke mundësuar një panoramë gjithëpërfshirëse të ofertave në tregun e sigurimeve Kosovar. Na shënoni të dhënat e juaj dhe të automjetit tuaj, dhe brenda pak kohë do të ju shpalosim ofertat më të mira në treg!

Sigurimi Kasko

Për dallim nga sigurimi i obligueshëm të autopërgjegjësisë, sigurimi kasko është sigurim vullnetar i automjetit tuaj që mbulon dëmet që mund t’i shkaktohen automjetit nga rreziqe si: – Përplasja aksidentale në automjet ose objekt tjetër – Përmbysja ose rënia e objekteve të tjera mbi të – Zjarri ose eksplozioni – Vjedhja e pjesshme ose totale – Grabitja – Thyerja e xhamave – Fenomenet e natyrës, si: stuhia, rrëshqitja e tokës, përmbytja, bora ose breshri Dëmtimet ndaj automjeteve janë shumë të shpeshta, dhe mënyra më e mirë për të mos pasur ngarkesë financiare shtesë për riparime të automjetit tuaj është që të pajiseni me sigurimin kasko. Kompania brokere e sigurimeve “Shield Brokers” me anë të njohurive dhe partneritetet të saj arrin që të ju ofron sigurimin kasko më kushtet më të mira për veturën tuaj me çmimin më të ulët në treg, duke mundësuar një panoramë gjithëpërfshirëse të ofertave në tregun e sigurimeve Kosovar. Na shënoni të dhënat e juaj dhe të automjetit tuaj, dhe brenda pak kohë do të ju shpalosim ofertat më të mira në treg!

Sigurimi i obligueshëm të autopërgjegjësisë

Është sigurimi i cili me anë të Ligjit nr. 04/L-018 është i detyrueshëm për çdo pronarë të ndonjë automjet brenda territorit të Republikës së Kosovës. Ky sigurim mbulon të gjitha dëmet që u shkaktohen palëve të treta në aksidentet rrugore duke përfshirë lëndimet trupore si dhe dëmet materiale. Sigurimi i obligueshëm të autopërgjegjësisë është bazuar në një sistem tariforë standard që nuk dallon nga kompania e sigurimeve. Sigurimi i obligueshëm të autopërgjegjësisë është kusht për të regjistruar veturën tuaj dhe për të u pajisur me sigurimin i obligueshëm të autopërgjegjësisë kërkohet nga pronari i automjetit që paraprakisht të kryej kontrollimin teknik të automjetit dhe pagesën e taksave komunale. Kompania brokere e sigurimeve “Shield Brokers” qëndron në mbështetjen tuaj për kryerjen e të gjitha procedurat për të ju kursyer kohë dhe mund, dhe për ketë mjafton vetëm një autorizim nga ana juaj që do të ju mundëson pajisjen me sigurimin dhe regjistrimin e automjetit tuaj duke mos lëvizur fare. Dëshironi të dini së sa do të ju kushton sigurimi i juaj? Na shënoni numrin e letërnjoftimit tuaj dhe datën e skadimit të sigurimit ekzistues, dhe brenda pak kohë do të njoftoheni.