23 Janar, 2020

Shield Brokers, brokerët e sigurimit!

Rreth Shield Brokers;
Shield Brokers Sh.A. është kompani brokere e sigurimeve e licencuar nga Banka Qëndrore e Kosovës në vitin 2014. Prapa nesh qëndron një menaxhment dhe staf profesional dhe i çertifikuar si dhe më përvojë mbi dhjetë vjet në lëminë e sigurimeve, risigurimeve dhe menaxhimit e rrezikut.
Çka është kompania e brokerimit?
Kompania e brokerimit është person juridik i licencuar nga BQK-ja dhe e kontraktuar nga një ose më shumë sigurues, të zhvillojë aktivitet të ndërmjetësimit në sigurime.
Broker apo Agjent?
Brokeri për dallim nga agjenti kontrakton më shumë kompani të sigurimeve duke zgjeruar gamën e ofertave dhe zgjedhjes për klientin. Brokeri përfaqëson interesat e klientit duke mundësuar blerjen e polisave të sigurimit më efikase dhe më të lira.
Çfarë shërbimesh ofron Brokeri?
Brokeri udhëzon, këshillon dhe rekomandon klientin në lidhje me blerjen e polisave të sigurimit.
Brokeri bën vlerësimin e rrezikut për klientin dhe propozon mbulimet që i nevojiten klientit.
Brokeri kërkon në llogari të klientit ofertat më të mira në treg dhe i’a paraqet klientit duke i sqaruar të gjitha kushtet e polisës së sigurimit.
Brokeri mbetet në dispozicion të klientit për të gjitha çështjet në lidhje me sigurimin dhe mbështet klientin në të gjitha procedurat për realizimin e kërkesës për rimbursimin e dëmit.
Sa është kostoja e shërbimit?
Brokeri nuk aplikon asnjë ngarkesë financiare për shërbimin ndaj klientit. Andaj, i gjithë shërbimi është falas!
Përfitimi nga Brokeri?
Të zgjedhësh Brokerin për të ndërmjetësuar blerjen e polisave të sigurimit do të thotë të kursesh kohë dhe para ndërsa të përfitosh mbështetje profesionale!
Pse Shield Brokers?
Shield Brokers është dëshmuar si lider në tregun e brokerimit për sigurime duke kontraktuar një numër të lartë të kompanive të sigurimeve dhe duke përfaqësuar nga klient individual deri të kompanitë më të mëdha në Kosovë
Cilat lloje të sigurimit ndërmjetëson Shield Brokers?
Shield Brokers ndërmjetëson të gjitha llojet të sigurimive të ofruara në tregun e Kosovës, siç janë:
– Sigurimi i obligueshëm të autopërgjegjësisë
– Sigurimi Kasko
– Sigurimi i Pronës
– Sigurimi i Shtëpisë
– Sigurimi Shëndetësorë
– Sigurimi Shëndeti në udhëtim
– Sigurimi i Jetës
– Sigurimi Aksidenteve Personale
– Sigurimi i Përgjegjësive (Publike, Profesionale, ndaj palëve të treta etj.)
– Sigurimi Mallit në Transport
– Sigurimi i Objekteve gjatë ndërtimit
– Sigurimi i Garancioneve
– Sigurimi i Parasë në Kasafortë dhe gjatë transportit
– Sigurimi i Bankave
– Etj…
Cilët janë partnerët e Shield Brokers?
Shield Brokers deri me tani ka krijuar partneritet me 8 kompani të sigurimeve:
– Kompania e Sigurimeve Sigal Uniqa Group Austria dhe Sigal LIFE.
– Kompania e Sigurimeve Eurosig
– Kompania e Sigurimeve Siguria
– Kompania e Sigurimeve Sigma
– Kompania e Sigurimeve Illyria
– Kompania e Sigurimeve Prisig
– Kompania e Sigurimeve Scardian
– Kompania e Sigurimeve Insig
Shield Brokers për të dëshumar seriozitetin dhe profesionalizmin e tij, është përfaqësuese në Kosovë të gjigantave botërorë në sektorin e brokerimit për sigurime Greco JLT dhe Renomia Brokers!
Në fund?
Mos humbisni kohë, kërkoni ofertën tuaj për sigurim në komoditetin më të lartë.