23 Janar, 2020

Një bast i fituar

Pra, keni punuar gjatë për të investuar në blerjen e shtëpisë tuaj të ëndrrave në të cilën do të jetoni me familjen tuaj? Apo keni investuar në hapjen e një biznesi i cili po shkëlqen në treg? Ose keni blerë veturën tuaj ideale?
Sigurisht, keni paraparë të gjitha rreziqet që mund të dëmtojnë investimin tuaj familjen tuaj apo jo?
Jeta është e paparashikueshme dhe sjellë me vete rreziqe të ndryshme në situatat ndoshta jo më të favorshme që si rrjedhojë na detyron të riverifikojmë financat tona dhe planet tona.
Mos luaj me fatin, por fitoje bastin, duke u pajisur me policen e sigurimit për rreziqet të ndryshme të cilat në rast se ju ndodh ndonjë fatkeqësi ju mundëson kompensimin e dëmeve financiare!
Zjarri, vërshimi, tërmeti, vjedhja, stuhia, breshëri janë vetëm disa nga rreziqet që mund të godasin pasurinë tonë, dhe nga këto mund të mbulojmë dëmet që shkaktohen ndaj automjetit tonë me sigurimin kasko si dhe ndaj pronës tonë me sigurimin e pronës!
Sëmundjet janë fatkeqësi të cilat ngarkojnë kryefamiljarin me një barrë ndonjë herë shumë të madhe financiare, e cilat në disa raste është e papërballueshme dhe rrezikohen jetën e të sëmuarit, mos lejo që kjo të ndodhë, pasi me më lirë se një kafe në dite ju mund të gjeni partnerin i cili do të kompensoj shpenzimet për trajtimet e të sëmuarit me anë të sigurimit shëndetësor!
Sigurimet janë të ndryshme dhe shumë nga ato janë ende të panjohur për bizneset e tregut tonë, të cilët mund të mbulohen për gabimet dhe lëshimet që bëjnë gjatë punës me sigurimin e përgjegjësisë, ose të kompensohen për mallin e dëmtuar gjatë transportit me sigurimin e mallit në transport, dhe sigurisht objekti, malli dhe makineritë të jenë të siguruar me anë të sigurimit e pronës.
Por, çfarë nëse një i punësuar lëndohet gjatë punës? Sigurimi i aksidenteve personale mundëson kompensimin për shpenzimet mjekësore, paaftësi dhe vdekje dhe mund të inkorporohet në kuadër të sigurimit shëndetësor për punëtorët të cilët mirëpresin këtë mundësi që ua ofron kompania!
Në tregun kosovar ofrohen edhe shumë lloje të sigurimeve tjerë të cilat janë shumë të dobishme për individ, familje dhe biznese sikur që janë: Sigurimi i objektit gjatë ndërtimit dhe montimit, sigurimi i Jetës, sigurimi i autopërgjegjësisë, sigurimi MTPL+, sigurimi i garancioneve, sigurimi i parasë në kasafortë dhe gjatë transportit, sigurimi i shëndetit në udhëtim.
Në Shield Brokers mund t’i gjeni gjitha llojet e sigurimeve!
A lidhemi se nuk do të ju ndodhë dëmi? Tani më jam i siguruar, dhe e fitova bastin!