Konsulenca

Subrogimi, limiti, nënsigurimi, agregati, për ngjarje, franshiza, kushtet e vëçanta, resigurimi, mbulesa etj… Janë vetëm disa nga termet teknike të shumëta që përdorën në fjalorin e sigurimeve, kjo dëshmon ende më shumë kompleksitetin e lëmisë dhe nevojen për kuptimin e saktë të policës të sigurimit.
Brokeri i sigurimeve do të ju këshilloj lidhur me nevojat tuaja të sigurimeve duke vlerësuar faktoret që përbëjnë rrezik për interesin tuaj të sigurueshëm dhe duke larguar ato të panevojshme për jush.

Përvoja ka dëshmuar se shpesh i siguruari nuk posedon informacionet të mjaftueshme për të kontraktuar sigurimin më të përshtatshëm, ndërsa kompanitë e sigurimeve kërkojnë gjithnjë të kontraktojnë sigurimin në mënyrën më të favorshme për ta, duke shfrytëzuar mosinformimin e të siguruarve. Kjo ka bërë që në shumë raste të siguruarit janë ndi të “tradhëtuar” nga siguruesit edhe pse ata kanë zbatuar kontratën.

Brokeri plotëson zbrazëtirën duke e paisur klientin me gjitha informacionet e nevoishme me anë të cilës akordon kushtet teknike të kontratës të sigurimit me klientin duke e rekomanduar për gjitha mbulimet dhe limitet e nevoishme, në mënyrë që klienti të blej vetëm atë për të cilën ka realisht nevoj dhe të mos ketë “fryerje” të policës të sigurimit me mbulime të panevoishme.

Brokeri do të harmonizoj kërkesën tuaj, në mënyrë që ofertat që do të merr do të jenë teknikisht të “imponuar” nga klienti dhe jo diktuar nga siguruesi.

Analiza e Rrezikut

Pyetësori, inspektimi, fotografimi, përshkrimi, listat e mallrave, etj… janë elemente që mbeshtetën në parimin e parë të sigurimeve “mirëbesimi i plotë”, në mungesë apo shtrembërim të këtyre informatave mund të dëmtohet vetëm i siguruari, andaj është proces jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Brokeri do të kujdeset në kryerjen e të gjitha procedurat për qëllime të “marrjes në sigurim” duke ju informuar për të gjithë informacionet që i nevoitën si dhe pasojat e mosinformimit apo devijimi i informacionit.

Në këtë proces, Brokeri do të kujdeset edhe në përcaktimin e saktë të interesit të sigurueshëm duke vlerësuar vlerat e sigurimit, si dhe do të ju informoj për masa mbrojtëse apo parandaluese që mund të aplikohen për të evituar fatkeqësi dhe rrjedhimisht të përfitohen prim (çmim) më të volitshëm.

Prokurimi i Ofertave

Pas harmonizimit të kërkesës siguruese dhe vlerësimit të rrezikut, Brokeri do të gjeneroj një kërkesë/ftesë për ofertim për të gjithë kompanitë e sigurimeve.
Kërkesa do të përfshinë gjitha specifikat të akorduara me klientin, në këtë mënyrë kushtet teknike e ofertës janë të përcaktuar nga klienti dhe brokeri ndërsa siguruesit i mbetët të sqyrtoj dosjen e klientit dhe të përcaktoj primin e sigurimit.

Deri në afatin e përcaktuar për ofertim, Brokeri viziton në vazhdimësi kompanitë e sigurimeve duke negociuar me ta në kërkim të primit më të favorshëm.

Pasi pranon oferta nga kompanitë e sigurimeve, Brokeri përgatit analizën e ofertave, dhe në atë analizë do të përfshihen pikat në vijim:
Analiza analitike e kompanive të sigurimeve ofertuese, në këtë mënyrë klienti ju bëhet e kjartë përformanca e siguruesve.

Vlerësimi nga përvoja e brokerit të kompanitë e sigurimeve ofertuese
Krahasimi i ofertave, duke përfshirë pjesën teknike dhe financiare, në këtë mënyrë klienti kupton shpejt dhe drejt cila është oferta më e mirë pasi oferta është ndërtuar sipas kërkesës së tij që ka akorduar me brokerin dhe rrjedhimisht ju lehtësohet analiza e “cost-benefitit” të ofertave.

Rekomandimi i brokerit, në mbështetje për përzgjedhjen e ofertës përfundimtare brokeri bënë rekomandimin për ofertën më të mirë duke u bazuar në 3 faktore të cilat janë: mbulesat, primi i sigurimet dhe profili i kompanisë së sigurimeve.

Menaxhimi i Kontratës

Ndryshimet, komunikimet, sqarimet, përcjellja e kontratës, renovimet, çështjet logjistike, etj… bëjnë që juve ju duhet angazhimi i një personi brenda kompanisë tuaj për të menaxhuar kontratën tuaj të sigurimeve, kjo ju krijon shpenzimeve monetare por edhe kohore!

Brokeri i sigurimeve do të angazhohet për gjitha çështjet që përfshijnë menaxhimin e kontratës tuaj, pa as një kosto, do të shndërrohet në “zyrtarin për sigurime” brenda kompanisë tuaj, dhe kjo nuk do të ju kushton juve asgjë!

Do të ju udhëzon për gjitha ndryshimet e mbulesës tuaj të sigurimit apo të interesit tuaj të siguruar, do të ua sqaroj kurdo që keni nevoj kontratën tuaj, do të përcjell ecurinë e kontratës, do të adresoj brengat dhe pakjartësitë tuaj tek kompania e sigurimeve, do të angazhohet për gjitha çështjet logjistike që përfshijnë zhvendosjen nga një vend në tjetrin qoftë edhe për pranim/dorëzim të dokumentacioneve, etj..
Andaj, me angazhimin e brokerit ju keni kursyer kohë, para dhe keni fituar komoditet dhe “peace of mind”

Business people negotiating a contract. Human hands working with documents at desk and signing contract.

Asistencë në rast dëmi

Kërkesa për dëmshpërblim, afati i dorëzimit, dokumentacioni i nevojshëm, departamenti i dëmit, afati për rimbursim, etj… bëjnë që realizimi i kërkesës për dëmshpërblim në rast dëmi të mos jetë vetëm një formalitet por diçka komplekse që po ashtu kërkon ekspertizë.

Brokeri i sigurimeve do të jetë në dispozicionin tuaj, kontakti i parë në momentin e ngjarjes i cili do të ju udhëzon për hapat që duhet të ndërmarrën në rastin e dëmit, pastaj do të angazhohet në mbledhjen e informacioneve të nevoishme për të kompletuar kërkesën për dëmshpërblim si dhe do të hap rastin në kompaninë e sigurimeve, duke ju lënë juve në rehati në një moment që mund të jetë tronditës.

Angazhimi i Brokerit në asistimin në rast dëmi përfshijnë edhe përcjelljen e procesit të kompensimit, ku brokeri qëndron në kontakt të vazhdueshëm me siguresin për t’i dhënë informatat e nevoishme për trajtimin e drejtë të kërkesës, për të verifikuar respektimin e afateve për kompensim dhe përcaktimin e saktë të vlerës për kompensim.
Në rast se siguruesi refuzon kërkesës, Brokeri, me njohuritë rreth kontratat e sigurimeve do të bëj ankesat e duhura nëse është e nevoishme deri në realizimin e dëmshpërblimit për klientin që përfaqëson.