Rreth nesh

Shield Brokers Sh.A. është kompani brokere e sigurimeve e licencuar nga Banka Qëndrore e Kosovës në vitin 2014. Prapa nesh qëndron një menaxhment dhe staf profesional dhe i çertifikuar si dhe më përvojë mbi dhjetë vjet në lëminë e sigurimeve, risigurimeve dhe menaxhimit e rrezikut.

Shield Brokers Sh.A. ka plotësuar standardet më të larta të shërbimeve të brokerimit në Kosovë, gjë që e ka mundësuar anëtarësimin në rrjete ndërkombëtare (të hijezohet dhe të mundësohet klikimi i cili e drejton faqën tek partnerët ndërkombëtarë).

Përmes ekspertizës tonë kemi arrit të përfaqësojmë kompanitë më prestigjoze në Kosovë, dhe këto duke bazuar aktivitetin tonë mbi 5 shtylla kryesore për të gjitha llojet e sigurimeve:

  1. Konsulenca (të hijezohet dhe të mundësohet klikimi i cili e drejton në faqën e konsulencës)
  2. Analiza e rrezikut (të hijezohet dhe të mundësohet klikimi i cili e drejton në faqën e Analiza e rrezikut)
  3. Prokurimi i ofertave (të hijezohet dhe të mundësohet klikimi i cili e drejton në faqën e prokurimit të ofertës)
  4. Menaxhimi i kontratës (të hijezohet dhe të mundësohet klikimi i cili e drejton në faqën e Menaxhimi i kontratës)
  5. Asistencë në rast dëmi (të hijezohet dhe të mundësohet klikimi i cili e drejton në faqën e Asistencë në rast dëmi)

Një broker i sigurimeve është një specialist në sigurime dhe menaxhimi i rrezikut, ata vëprojnë në llogari të klientit (të siguruarit) duke këshilluar atë në interesin e tij.

Brokeri i sigurimeve do të ju ndihmoj në identifikimin e rrezikut tuaj individual apo biznesor, në mënyrë që të hartoj programin tuaj sigurues kështu ju do të gëzoni mbulesë të saktë dhe me koston më të ulët (në raportin e Cost-Benefit).

Brokeri i sigurimeve do të menaxhoj kontratën tuaj të sigurimit, duke ju udhëzuar për gjitha çështjet dhe lehtësuar realizimin e kërkesës tuaj për dëmshpërblim.
Brokeri i sigurimeve, me anë të ekspertizës dhe përvojës, është mirë i njohur me termat dhe kushtet, përfitimet dhe përjashtimet si dhe çmimet e tregut, kështu ai arrin të ndërmjetësoj policën më të përshtatshëm për juve.

Brokeri i sigurimeve është i pavarur, ai bashkëpunon me gjitha kompanitë e sigurimeve në treg për t’ju ofruar panoramë mbi tërë tregun dhe duke zhvilluar procesin e prokurimit të ofertave në mënyrë transparente. Ai paguhet nga kompania e sigurimeve, andaj juve ju përketë vetëm pagesa e primit të sigurimit të kontraktuar dhe as një ngarkesë financiare për shërbimet e brokerit.

Misioni dhe vizioni

Misioni
Siguruesi më i mirë është brokeri i juaj i sigurimeve, duke plotësuar hendekun mes siguruesit dhe të siguruarit duke ndërmjetësuar marrëveshje të favorshme për të dy palët përmes të cilës i siguruari është i mbuluar në mënyrë të drejtë dhe të saktë.
Andaj, përfaqësojmë persona juridik dhe fizik të cilët dëshirojnë të kursejnë kohë dhe para duke përfituar mbeshtetje profesionale dhe ndërtuar marrëdhënia biznesore afatgjata në mbështetje të parimeve të korrektësisë, trasparencës dhe prioritizimi të interesit e të siguruarit.
Për të qenë liderët në tregun e brokerëve të sigurimeve!

Vizioni
Zhvillimi i tregut të sigurimeve me theks të veçantë mbi rolin e ndërmjetësuesit, duke u mbështetur në aftësimin profesional të gjeneratës së re dhe zhvillimit teknologjikë të industrisë, duke bërë këtë industri më atraktive përmes kreativitetit.
Në këtë mënyrë, të arrihet lidershipi në tregun e Kosovës dhe të ndërmjetësojmë anë mbanë botës duke furnizuar akterët ndërkombëtar me shërbime cilësore.
Të ndjekim plotësisht parimet e mirëfillëta të sigurimeve dhe brokerëve të sigurimeve, por, mbi të gjitha, parimet njerëzore: Sinqeriteti, respektin, transparencën, mirëbesimin dhe barabarësinë!
Ne besojmë në zhvillimin teknologjik andaj ndjekim hapat drejt një sistemi të “InsureTech”, por, edhe më shumë besojmë në kapacitetet të pakrahasueshme të njeriut për njeriun, andaj, do të përkushtohemi në krijimin e mundësitë të reja!
Për një botë ku paparashikimet nuk do të na trembin, duke qënë të siguruar, saktësisht të siguruar!

Struktura organizative

Bordi i drejtoreve

Anëtarët e bordit

Nermin Mahmuti – Kryetare

Ardian Hoxha – Anëtar

Agon Pacolli – Anëtar

Premton Bogaj – Anëtar

Sylejman Maçastena – Anëtar

Menaxhmenti


Agon Pacolli: Kryeshef Ekzekutiv, Broker i licensuar
Është në cilësinë të Kryeshefit Ekzekutiv në kompaninë Shield Brokers sh.a. nga viti 2017 ndërsa rrugëtimin e tij në tregun e sigurimeve në Kosovë e ka filluar në vitin 2014 në kompaninë e sigurimeve “Siguria” ku ka ushtruar dëtyrat e: Specialist i marrjes në sigurim, Zavendës Drejtor të departamentit të dëmeve, Anëtar të komisionit për vlerësimin e dëmeve, Zavendës Drejtor të departamentit të marrjes në sigurim dhe shitje dhe në fund Koordinator i përgjithshëm.

Po ashtu, përvoja e tij zgjërohet edhe në fushat e trasportit dhe shpedicion duke qënë Drejtor i Përgjithshëm të kompanisë “Swiss Shped” dhe në lëminë e Burimeve Njerëzore duke qënë Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë “Shield Recruitment&HR”.
Më parë ka punuar edhe në Zvicërr, në kompaninë Mabetex Group si dhe në Kazakhistan.
Agon.pacolli@shieldbrokers.com


Shpresa Cengu: Drejtoresh Administrative, Brokere e licensuar
Pjesë e kompanisë Shield Brokers që nga viti 2015 ku ka filluar si asistente ekzekutive, duke marr përsipër sfidat më të mëdha të kompanisë nga fillimi i saj, në rrugëtimin e saj ka kaluar në departamentin e administratës ku tani është edhe Drejtorësh e këtij departamenti duke menaxhuar me shumë sukses kërkesat për shitje, dëme dhe çështjet tjera administrative.
E diplomuar me rezultate shkëlqyeshme në Bachelor në drejtimin Juridik.
info@shieldbrokers.com


Liken Spanca: Koordinator i Përgjithshëm, Broker i licensuar
Ka filluar karrierën në industrinë e sigurimeve në kompaninë e sigurimeve “Sigal”, pastaj vijoj në kompaninë e sigurimeve “Illyria” dhe nga viti 2016 është pjesë e Shield Brokers, ku filloj në cilësinë të këshilltarit të klientëve “junior”, dhe përmes punës së palodhshme u ngrit në pozitën këshilltar i klientëve “senior”, ku tregoj aftësi të jashtëzakonshme në shërbimin ndaj klientëve, të kuptuarit dhe menaxhimin e kontratave dhe suportin ndaj dëmeve, gjë që bëri të ngritet në vitin 2019 në cilësinë e Koordinatorit të Përgjithshëm.
Bachelor në Sigurime.
Liken.spanca@shieldbrokers.com


Arton Bislimi: Këshilltarë i klientëve “Senior”
Karriera e tij karakterizohet nga shitja dhe negocimi ku edhe është i spikatur, duke pasur përvoj të gjatë në pozita në shitje dhe marketing.
Nga viti 2016 është pjesë e Shield Brokers duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm me rritje eksponenziale gjë që ka bërë të arrij pozitën e këshilltarit i klientëve “senior” dhe duke qënë pikë reference për korporata të mëdha.
Arton.bislimi@shieldbrokers.com

Aksionaret

Agon Pacolli me 100% të aksioneve